Siguria e të dhënave
Siguria e të
dhënave është një shkencë e cila studion metodat e mbrojtes së të
dhënave kompjuterike. Pra, siguri e të dhënave do të thotë ruajtja e
të dhenave nga keqpërdorimet, dhe qasja ne këto të dhëna të jet nën kontroll.
Në këtë mënyrë, siguria ë të dhënave na ndihmon në ruajtjen e privatësisë. Kjo
gjithashtu ndihmon në ruajtjen e të dhënave personale. Sistemet kompjuterike të
lidhura në rrjetë, në ditët e sotme, shpesh janë të pambrojtura nga kode të
krijuara nga burime pothuajse të panjohura. Kodi mund të jetë i bashkangjitur
me email mund të jetë i përmbajtur në dokumente apo mund të jetë i shkarkuar nga
Interneti. Fatkeqësisht, shumica e shfrytëzuesve të kompjuterëve janë të
sprovuar drejtpërsëdrejti nga efektet e kodeve mobile keqdashëse sikurse janë
viruset dhe krimbat e të cilët i
dëmtojnë apo edhe mund ti shkatërrojnë shënimet. E në të njëjtën kohë na
sjellin dëme duke na kushtuar në kohë dhe para.
Burimi i informacionit: Wikipedia.
Comments
Post a Comment