Rëndësia e Sigurisë së të Dhënave
Nuk ka një zgjidhje të përhershme kur bëhet fjalë për sigurimin e të dhënave tuaja, por ka strategji për të minimizuar dëmin nëse kompania juaj sulmohet ndonjëherë. Duke qënë se të dhënat janë një nga burimet më të rëndësishme që ka një kompani – të cilat drejtojnë ekonominë globale dhe mbajnë organizatat në punë – do ishte më mire që ju të përfshiheni në diskutimin e sigurisë së të dhënave menjëherë.
Të dhënat janë elementi kryesor i shumicës së bizneseve sot dhe vëllimi i të dhënave vazhdon të rritet me 50% në vit, sëbashku me një rritje në numrin e serverave me 20% në vit. Dhe ndërsa qendra juaj e të dhënave rritet, po kështu rritet dhe krijimi i një qendre për ruajtjen e kopjeve rezervë (backup) - dhe në fund të ditës, rivendosja nuk është më e shpejtë. Rritja marramendese e të dhënava është një nga arsyet kryesore pse mjediset TI janë aq komplekse dhe pse puna e krijimit të një kopje rezervë të të dhënave është një nga punët më pak të dashura, por ende një nga proceset më të rëndësishme në TI.
Ruajta rezervë, ruajtja rezervë, ruajtja rezervë!
Krijimi i një kopje rezervë të të dhënave kursen kostot dhe kohën e menaxhimit. Ka mënyra të ndryshme për të krijimit e një kopje rezervë të të dhënave tuaja, për shembull:
√ Në mënyrë lokale, duke instaluar një program kompjuterik në PC-në tuaj: Me këtë zgjidhje, ju duhet të keni një menaxher të TI i cili kujdeset për këtë dhe një lidhje të fortë me serverin, e cila rezulton në kosto shtesë.
√ Në një infrastrukturë publike Cloud: Duke ruajtur të dhënat tuaja këtu, nuk është e nevojshme të investoni në pajisje apo programe kompjuterike dhe ju jeni më fleksibël, kur bëhet fjalë për rritjen ose zvogëlimin e kapaciteteve tuaja në këtë infrastrukturë. Kjo është zgjidhja më pak e shtrenjtë, por në varësi të ofruesit tuaj, ju mund të mos e dini kurrë se në cilin vend ruhen të dhënat tuaja.
√ Në një infrastrukturë private Cloud: kjo zgjidhje kushton më shumë se infrastruktura publike, për shkak se ju jep avantazhin e një ofrues i cili kujdeset për pajisjet kompjuterike, përditësimet, etj, dhe përveç kësaj ju e dini saktësisht se ku ndodhen të dhënat tuaja.
Çdo zgjidhje e krijimit të një kopje rezervë të të dhënave ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. Pra, ndërsa merrni vendimin se ku doni t’i ruani dhe të mbani një kopje rezervë të dhënave tuaja, ju duhet të merrni në konsideratë se sa e sigurt do të jetë ruajtja e tyre jo vetëm për kompaninë tuaj, por edhe për klientët tuaj.
Burim informacioni: Portali one.al
Comments
Post a Comment